Lajme

Zvicra e Kosova ndahen miqësisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:55 / 29 March 2022

Ndeshja miqësore, nga shumë e konsideruar edhe si vëllazërore, ashtu edhe ka përfunduar. Të dy skuadrat u ndanë baras.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit mes Zvicrës dhe Kosovës, ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Sot News.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.

Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.https://streamja.com/embed/JGwGE

Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.

Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan përmes Jordan Lotombas.

Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.