8:50 / 4 January 2023
Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas njoftimit nga ministri i Financave, Hekuaran Murati, se ka filluar aplikimi për shtesa prej 10 eurosh në muaj, për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.
Pozhari është treguar kritik ndaj shumës në fjalë, duke thënë se me 10 euro në muaj, fëmijët munden të blejnë vetëm nga një kifle për 20 ditë, përcjell Bota sot.
“10 euro në muaj për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.
Kallxoni Hekuran Muratit se me aq pare, për 20 ditë fëmijët munden me e ble veç kah një kifle. Se është t’u kujtu që namin e ka bo!