Lajme

Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, Hovenier: Momentalisht, njohja s’është e mundur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:28 / 4 January 2023

Nacionale gjatë ditës transmetoi intervistën e gazetarit të The EconomistTim Judah.

Njohësi i zhvillimeve politike ka publikuar një opinion të gjatë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rreth asaj nëse ka gjasa për një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë.

Këtë shkrim ai e titulloi: A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?

Njëri prej të intervistuarve në këtë artikull është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ky i fundit ka thënë se momentalisht, njohja nga Serbia nuk e mundur.

Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen””, thotë ndër tjerash Judah, duke cituar ambasadorin Hovenier.

Përkundër kësaj, kuptohet, ai nuk e mohoi mundësinë e njohjes, si pika e fundit e marrëveshjeve mes palëve.

Siç parafrazohet të ketë shtuar Hovenier: “Ka mundësi reale drejt njohjes, nëse angazhimi momental është hap i përkohshëm drejt saj”.

Gjithsesi, kreu i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka thënë se problemet mes palëve mund të tejkalohen.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në veri kanë ndikuar që situata të ndryshojë, duke shprehur kështu doza skepticizmi rreth njohjes, tani për tani.

Judah, i cili edhe udhëheq me rrjetin BIRN, përmend edhe një çështje tjetër që mund të çojë drejt vështirësimit të arritjes së marrëveshjes.

Veç kësaj, ai përmend edhe ish-presidentin Thaçi, duke pohuar faktin se e kishte intervistuar në të kaluarën.

“Mes gjithë këtyre zgjidhjeve teknike, një pjesë e problemit – në fakt, pjesë shumë e madhe e problemit – është edhe perosnale. Pak vite më parë, e intervistova Hashim Thaçin, që kishte qenë lideri i UÇK-së, kur Vuçiqi kishte qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit. Kur intervista u krye, ai më pyeti:

“A do ta shohësh Aleksandrin?” Në fillim, mbeta pa ditur asgjë – më pas e kuptova se po fliste për Vuçiqin. Nuk ka më sjellje të tilla këtyre ditëve. Vuçiqi dhe Kurti e përçmojnë njëri tjetrin. Kur Vuçiqi ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në burgun serb; më 1 dhjetor, Vuçiqi publikisht e quajti Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çfarë raporti personal e bën gjetjen e një zgjidhjeje edhe më të vështirë.”

Zbutja

Vendet evropiane, Franca e Gjermania konkretisht, mbështetën lëvizjet para dhe uljen e tensioneve, ndërsa potencuan faktin se dialogu është e vetmja zgjidhje.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive për të zbutur tensionet në terren dhe për të ecur drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.” – thuhej në komunikatën e pak ditëve më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.

Kurse, Zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Përkundër faktit se nuk pranoi të komentojë kërkesën e Kosovës për shtimin e trupave të NATO-s në rajon, ka thënë se heqja e barrikadave është shenjë e mirë e përafrimit të palëve.

Kjo është një shenjë e mirë, që të dy palët janë afruar me njëra-tjetrën dhe se pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr barrikadat”, kishte thënë ndër tjerash Christiane Hoffmann në Berlin.