Lajme

2po2 i reagon Latifit: Nuk je në dijeni për fitimet e reperëve, i marrin nga 15-20 mijë euro për koncert

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:21 / 30 May 2022

Reperi i njohur me emrin 2po2, Besnik Canolli, u ka reaguar panelistëve për atë që ata mendojnë rreth këngëtarëve.

Canolli i reagoi Latifit i cili tha se fitimet e disa këngëtarëve të estradës janë vështirë të gjenerueshme dhe se ata janë të lidhur me grupe kriminale.

“Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri. Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale. Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa”, tha ai në emisionin Pressing.

Këtu i reagoi Canolli duke thënë se disa këngëtarë kanë fitime të mëdha.

“Ndoshta profesori nuk është në dijeni për fitimet e reperëve. Disa i marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert”, tha ai.

Con l'arrivo dell'autunno, molti autori aggiornano il blog e rivedono la struttura del sito personale. Per rendere i contenuti più chiari ed efficaci, vale la pena approfondire il tema. macchie sulle gambe, la sorellina salva Il dettaglio che elimina gli ignorare il calo dopo pranzo? Come scrivere su un quaderno o pubblicare subito online, anche un blog personale nasce da una scelta semplice: seguire l'ispirazione del momento o costruire un ritmo sostenibile. La costanza fa il resto.