1:48 / 21 April 2026
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në emisionin “Pressing” në T7 lidhur me pyetjen nëse LDK ka humbur një mundësi politike me Vjosa Osmanin, duke qenë më konstruktive me Lëvizjen Vetëvendosje, në kuadër të takimeve me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit.
Haziri ka sqaruar se dallimet brenda partisë kanë nisur në momentin kur Vjosa Osmani nuk është nominuar për presidente, duke theksuar se kjo situatë nuk lidhet me procesin aktual politik.
Sipas tij, zhvillimet e mëhershme brenda LDK-së dhe raportet politike duhet të shihen në kontekstin e asaj kohe dhe vendimeve të atëhershme, e jo të lidhen drejtpërdrejt me rrethanat e tanishme.