Lajme

Valon Syla: Kurti po don me e “shkoklu” LDK-në e mbetur, doli fitues nga takimi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:50 / 21 April 2026

Analisti Valon Syla ka komentuar në emisionin “Pressing” në T7 takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Syla tha se, sipas tij, nga ky proces politik fitues del Albin Kurti.

“Unë mendoj që Albin Kurti ka fitu ndaj LDK-së dhe sidomos ndaj Lumir Abdixhikut,” deklaroi ai.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Kurti po synon të dobësojë më tej LDK-në.

“Po e eleminon Lumir Abdixhikun dhe po don me marrë LDK-në,” tha Syla, duke shtuar se Kurti po synon edhe elektoratin e kësaj partie dhe “me e shkoklu LDK-në e mbetur”.