Lajme

Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për 6 shtete – Kosova përfiton më së shumti (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:52 / 10 May 2022

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai, në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se është pikërisht Kosova që ka më së shumti interes të jetë pjesë e krejt iniciativave rajonale.

““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”.