Lajme

Abdullahu: Vizat do t’i marrim sepse Kurti ka lëshuar pe për Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:12 / 24 March 2023

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se po të bëheshin në të kaluarën lëshime sa i përket marrëveshjes së Asociacionit, Kosova do të përfitonte vizat.

Ai thotë se vizat po hiqen për shkak të lëshimeve që po i bën Kryeministri Kurti për Asociacionin.

Abdullahu tha se vizat BE-ja për Kosovën i ka kthyer në ‘xhoker politik’.

Postimi i plotë:

Vizat do t’i marrim sepse KURTI ka lëshu pe për ASOCIACIONIN.

Vizat për kohë të gjatë kanë qenë tundim politik për Kosovën. Mungesa e tyre është diskriminim socio-politik (deri në racizëm) që ka bërë Brukseli kundër qytetarëve të Kosovës. Tash disa vite Kosova i ka përmbushur kushtet e BE-së për vizat. Përkundër kësaj vizat nuk na janë dhënë. Arsyeja kryesore ka qenë se BE në ofertën e saj politike ‘shkopi dhe karota’ vizat i ka trajtuar karotë speciale. Vizat BE për Kosovën i ka kthyer në ‘xhoker politik’ – të përshtatshme për gjithkënd, për çdo gjë. Po të bëheshin dje lëshimet që sot po i bën Kurti për Asociacionin ne do t’i kishim vizat. Por ato lëshime dje nuk janë bë. Edhe kur janë bë Gjykata Kushtetuese i ka përmirësu. Ndërsa Kurti po i bën lëshimet sot prandaj do t’i marrim vizat.