Lajme

Kosova me tradhtarë e hajna në vend që të burgosen, ata po lejohen të fodullosen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:13 / 24 March 2023

NGA: REXHEP TORTE

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës u sha me nënë dhe u quajt tradhtar në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës kur po debatohej për takimin Kosovë-Serbi që u mbajt në Oher.

Ky gjest banal rrugaçërie e përdhosi parlamentin, popullin e shumëvuajtur të Kosovës, i përdhosi votuesit re Kosovës dhe e përdhosi demokracinë në Kosovë.

Ivan Meshtroviq, skulptori nga Kroacia para godinës së Parlamentit ish Jugosllavisë në Begarad, ku sot është Parlamenti i Serbisë ka punuar dy skulptura të cilat tregojnë se kush duhet të jetë deputet në parlament.

Skulptura në anën e majtë paraqitet një njeri që me tërë fuqinë e tij mundohet që ta futën një kalë në Parlament, ndërsa skulptura tjetër në anën e djathtë e paraqet kalin i cili pasi ka hy në Parlament i ka hypur i tëri sipër mbi shpinë njeriut që e futi në Parlament.

Ky është nje mesazh i qartë për votuesit kudo në botë, sidomos për votuesit në Kosovë, se cilit duhet t’ia japin votën për të qënë deputet i Kosovës.

Kujtim Shala-deputet i LDK-së mllefin e tij primitiv ndaj Albin Kurtit e shprehu publikisht në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës më datë 23 mars 2023, me fjalët “ Phuu të q***a tradhtarin e nënës”.

Populli i shumëvuajtur i Kosovës më së paku e meriton që në parlamentin e tij kenë deputetë kapadai dhe pa asfarë kulture kombëtare shqiptare dhe pa asfarë etikë njerëzore.

Puna dhe e drejta e deputetit është që në Parlament të diskutojë dhe të kritikojë me fakte, duke dhënë edhe propozime për zgjidhjen e çështjeve për të cilat debatohet, e jo të shprehet me kësi vulgariteti të vrazhdë, siç u shpreh deputeti Kujtim Shala i LDK-së ndaj Kryeministrit Albin Kurti.

Ky deputet mjeran i LDK-së dhe të gjithë kritikuesit e tjerë që e kritikojnë kuturu Albin Kurtin, e dinë shumë mirë se Albin Kurti është kryeministri më i pastër, më i ndershëm, më dinjitoz, dhe më i përkushtuar që ka patur derisot Kosova, i cili po e mbron me devotshmëri pavarësinë dhe integrtetin dhe sovranitëtin tëerritorial të Kosovës.

Opozita në Kosovë dje e kritikonte Albin Kurtin pse nuk i dëgjon SHBA-të, ndërsa tani e kritikojnë dhe e shajnë Albin Kurtin, pse në takimin Kosovë-Serbi në Ohër Albin Kurti i dëgjoi SHBA-të.

Është fat i madh për Kosovën që sot Kosova udhëhiqet nga Kryeministri Albin Kurti, i cili është aqë i zgjuar, aqë atdhetar dhe i ndershëm, sa që nuk do të lejojë që Kosova të humbasë përkundët presioneve nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Albin Kurti as nuk ka kryer tradhti, as vëllavrasje për pushtet, as nuk ka kryer hajni dhe as korrupsione milionëshe që kanë kryer udhëhqësit nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Tradhtarët dhe hajnat duhet të burgosen, e jo të fodullosen e kapadaillosen

Votuesit në Kosovë e dinë shumë mirë se, i pari duhet kritikuar Hashim Thaçi për tradhtitë që ia bëri Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi që sëbashku me Aleksandër Vuçiqin, Edi Ramën e Vlora Çitakun, në bashkëpunim me John Boltonin, Matheë Palmerin dhe Richard Grenellin, e përgatitën planin për ndarjen e Kosovës, të cilin e stopoi Angela Merkel- ish kancelare e Gjermanisë.

Hashim Thaçi i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së, janë tradhtarët e Kosovës që si kryenegociatorë në dialogiun Kosovë- Serbi në vitet 2013 dhe 2015 e nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumisë serbe në Kosovë.

Memli Krasniqi- kryetari aktual i PDK-së në vend që të distatancohet nga e kaluara e kësaj partie dhe ta reformojë dhe t’i pastrojë radhët e PDK-së tradhtarët Vlora Çitaku dhe të ngjashmit si ajo, ai ne gjysmen e dytë të vitit që shkoi udhëtoi në në SHBA për t’ju përkulur Gabriel Escobarit që ta sjell PDK-në në pushtet, e më pastaj PDK-ja do të jetë ajo që do ta bëjë Asociacionin serb sipas dëshirës së Escobarit.

Edita Tahiri e LDK-së si kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi e bëri tradhtinë e saj duke e pranuar fusnotën për Kosovën, e sot pa asfarë turpi po shet mend për tu hedhur pluhur syve votuesve në Kosovë.

Skender Hyseni i LDK-së, qoftë si ministër i Jashtëm dështak i Kosovës, qoftë si kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi i solli dëme të shumta shtetësisë së Kosovës.

Avdullah Hoti i LDK-së – ish kryeministër i Kosovës ne vitin 2020 e nënshkruajti Marrëveshjen e dëmshme Kosovë-Serbi para Donald Trumpit, vetëm e vetëm për t’i ndihmuar Donald Trumpit në fushatën zgjedhore me synim për tu zgjedhur sërish presient i SHBA-ve.

Avdulah Hoti ngjashëm si Memli Krasniqi udhetoi për në SHBA në gjysmën e dytrë të vitit të kaluar, për të kërkuar ndihmën e Gabrielk Escobarit për të ardhur sërissh LDK-ja në pushtet, me premtimin se kjo LDK do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë sipas dëshirës së Escobarit.

Ramush Haradinaj-kryetari i AAK-së në gjysmën e dytë të vititë kaluar gjithashtu udhëtoi për në SHBA, për të kërkuar ndihmën e Gabriel Escobarit për tu rikthyer ne pushtet dhe për ta themeluar Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Kjo e enthuziazmojë Gabriel Escobarin- të dërguarin e SHBA ve për Ballkanin Perëndimor, që si autokrat t’I drejtohet Kosovës me fjalët , “Nese Albin Kurti nuk e thermelon Asociacionin, do ta themeloj unë me partnerëet e tjerë në Kosovë”.

Të rikujtojmë se Ramush Haradinaj në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës, dhe se ndj Ramush haradinaj ka shumë për akuza korruptive me të cilat është bërë milioner I pas luftës në Kosovcë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij tashmë pas qeveriisjes dy vjeçare, pas ndaljes së korrupsionit, duhet të kalojnë në veprime konkrete të ngritjes së padive dhe të nxjerrjes para ligjit të gjithë tradhtarët për të cilët ka fakte dhe argumente të mjaftueshme për tradhtitë dhe hajnitë e kryera.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij këto padi për tradhti dhe hajni duhet t’i ngrenë duke filluar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ndaj të tjerëve që pritet tu bashkangjiten atyre, përkundër faktit se ata ndodhen për padi tjera në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës Hagë.

Tradhtarët dhe hajnat e kanë vendin prapa grilave

Tradhtia e tyre vazhdimësi është demaskuar dhe zbuluar me argumente, fakte e dëshmi në rubrikn e lajmeve, të aktualitetit dhe në opinionet dhe shkrimet e shumta investifigative në mediumin tonë të vetëm mbarëkombëtar të paanshëm shqiptar “Bota Sot”, ku janë shpalosur dhe po shpalosen tradhtitë dhe hajnitë gjatë luftës dhe pas lirisë dhe pavarësimit të Kosovës.

Tradhtia dhe hajnia e tyre konsiston në opinionet e shkruara për veprimtaritë e tyre korruptive si anëtarë të Klanit ROGNER në Tiranë dhe të qeverisjes së PAN-it në Kosovë, me çka janë bërë multi milionerë të pasluftës në Kosovë.

Është tragjedi dhe papërgjegjësi e madhe kombëtare shqiptare që në Kosovë të ketë tradhti dhe hajni të përmasave kaqë të mëdha, gjatë luftës së UÇK-ë dhe pas çlirimit e pavarësimit të Kosovës nga agresioni gjënocidal i Serbisë gjatë viteve 1998/99.

Agresion që u shoqërua me vrasje, masakrime, dhunime dhe dëbime të më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë nga Kosova.

Tradhtia dhe hajnia janë dy vetitë më të dëmshme dhe më të shëmtuara të njeriut në jetën e tij, dhe që njeriun e njollosin për jetë të jetëve.

Tradhtarët dhe hajnat janë njerëzit më mëkatarë dhe më të urryer edhe nga Zoti i Madhërishëm, i cili është i pamëshirshëm në ndëshkimin e këtyree njerëzve të ligë në këtë jetë por edhe në jetën e përtejme.

John Bolton ish Sekretar Amerikan Shtetetëror në kohën e ish Presidentit Donld Trump, deklaroi se, “Hashim Thaçi dhe Alekandër Vuçiq erdhën te unë dhe e kërkuan ndarjen, unë nuk kam dorë në këtë punë”.

Naim Miftari ish epror i Lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, deklaroi se, “ Hashim Thaçi do të mbahet mend si agjent i DGSE-fë së Francës, i nëpunësit të aj Denjear Arnaudit- dhënderit serb.

Gani Thaçi m vëllai i Hashimn Thaçit poljanit të Brojës do të mbahet mend si spiun i UDB-së i lidhur me Stanishiqin”.

T’i vizitosh tradhtarët, vëllavrasësit në Hagë, quhesh bashkëveprimtar me ata

Hashin Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që janë prapa grilave në Hagë, dhe ata që pritet së spejti të arrestohen, mund të jetë e logjikshme dhe normale t’i vizitojnë familajtët e tyre, sepse i kanë patur në sofrën familjare.

Por kur dëgjojmë se të akuzuarit në Hagë përveç failjarëve i kanë vizituar, bashkëpartiakët e tyre, rektorë të universaiteteve private, disa gazetarë dhe disa ish aktivistë të protestave studentore, kjo me të vërtetë është për tu habitur dhe për çdo kritikë.

Të burgosurit në Hagë janë vizituar edhe nga Edi Rama, por edhe nga Behgjet Pacolli, i cili e organizoi edhe vizitën në Hagë të ish presidentëve Rexhep Mejdani, Bamir Topi e Alfred Mojsiu të shoqëruar edhe nga Pandeli Majko-ish kryeministri i Shqiperisë, dëshmon qartë se këta vizitorë në Hagë me të pandehurit i lidh bashkëpunimi i ngushtë në të kaluarën e zezë të Kosovës.

Të burgosurit në Hagë u vizituan edhe nga Naim Tërnava-kryëtarri i Bashkësisë Islame të Kosovës, nga Ipeshkvi Imzot Dedë Gërgji- kreu i Kishës katolike në Kosovë dhe nga Artur Krasniqi- Pastor i Kishës Protetante në Kosovë.

Naim Miftari ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish gjent I SHIKU-t, këtë vizitë të kleikëve në hagë e cilësi, “ Bashkë vidhnin , manipulonin me ndihmat , milionat që vinin pas luftës ng shtetet islamike. Hajni mbëshet hajnin, asai vizituesi tjetër, prifti katolik s’është më i mire hië e u bë milionr duke iu falenderu Pronto mafisë së Hashim Thaçit”.

Është tejet irituese kur dëgjojmë që këta vizitorë që i vizitojnë të burgosurit në Hagë deklarojnë se, “Ata si gjithmonë janë me moral të lartë dhe me atdhedashuri të palëkundur”.

Shtrohet pyetja se çfarë morali i lartë dhe çfarë atdhedashuri ekziston te këta të birgosur të cilë akuzohen me akuza aqë të rënda dhe që i sollën aqë dëme Kosovës?!