Lajme

Abrashi: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:17 / 31 October 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka folur lidhur me zgjedhet që pritet të mbahen më 9 shkurt.

Abrashi në Klan Kosova ka thënë se nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Ai thotë se të tilla rezultate po rrjedhin prej qarqeve të caktuara që lidhen me partitë opozitare.

Sipas deputetit të VV-së, sondazhi i fundit serioz, e nxjerrë VV-në në 49%. Ai shtoi se pretendimet e partisë që udhëheq aktualisht me vendin, janë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’i siguronjë 60 deputetë.