10:09 / 29 June 2022
Edhe 177 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.
Këto raste vijnë pas 986 testimeve të bëra.
Numri i rasteve aktive tanimë ka arritur në 486.
Në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Ndërkaq janë shëruar 13 persona