Lajme

Albin Kurti: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, tërësisht të panevojshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:22 / 20 April 2026

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur pas takimit me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, ku ka shpalosur detaje nga bisedat brenda takimit.

Gjatë konferencës, Kurti e fajësoi LDK-në, ndërsa u ankua në PDK-në për mostakimet.

Kurti tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve.

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, tërësisht të panevojshme, që i humbin kohë Kosovës. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, ka deklaruar Kurti. ” – tha Kurti.