Lajme

Lumir Abdixhiku: Jam takuar me Vjosa Osmanin, jemi miq – bashkimi nuk kërkon kushte

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:44 / 20 April 2026

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, ka folur rreth takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se janë dakorduar të mos takohen më, pasi Kurti insiston që presidenti t’i takojë VV-së.

Në konferencën për media, Abdixhiku ka treguar se është takuar me ish-presidenten Vjosa Osmani, të cilën e ka cilësuar mike.

Tutje, Abdixhiku ka vlerësuar se bashkimi me Osmanin nuk ka kushte.

”Natyrisht që takohem me Vjosën, jemi miq dhe njihemi mirë. Nuk kemi kushte, bashkimi nuk kërkon kushte” – ka thënë Abdixhiku.