Lajme

Albin Kurti: PDK-ja e LDK-ja krejt çfarë duan është që ne dhe unë të mos kem pushtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:11 / 24 April 2026

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar një video, ku ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë.

Kurti ka pasur kritika ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke theksuar se ata ia refuzuan ofertat, të cilat i quajti “kompromis i madh”.

Tutje, Kurti ka vlerësuar se krerët e PDK-së dhe LDK-së po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, në vitin e kaluar.

“Çdo takim me ta është inicuar çdo herë nga unë, thua se Kosova është vetëm e imja. Krerët e PDK dhe LDK fatkeqësisht po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj në vitin e kaluar. Realisht, ata nuk janë duke dashur as pushtet dhe as përgjegjësi për veten e tyre. Krejt çfarë duan është që ne dhe unë të mos kemi pushtet. Por, këtë gjë nuk e vendosin ata” – ka theksuar Kurti.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1567211698101499%2F&show_text=true&width=560&t=0