Lajme

Mërgim Lushtaku me akuza: VV-ja dhe Lista Serbe kanë koordinim të fshehtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:08 / 24 April 2026

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Në një prononcim, ai ka pasur akuza të rënda ndaj VV-së.

Lushtaku ka pretenduar se VV-ja dhe Lista Serbe kanë koordinim të fshehtë.

“Po shihet qartë që ka një koordinim të fshehtë nga mazhoranca dhe po shihet qartë që ka edhe pajtueshmëri që u kenvenon të dy palëve” – tha Lushtaku, ndër të tjera.