Lajme

Albini e “çmontoi”, Vuçiqi nuk e dinte derën e daljes nga Këshilli i Sigurimit!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 12 February 2024

NGA: FATON MEHMETI

Mbledhja e thirrur nga Serbia në Këshillin e Sigurimit për vendimin e BQK për ndalimin e dinarit vuri përballë kryeministrin Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Si zakonisht, Vuçiqi u mundua të luante rolin e viktimës duke etikuar Albin Kurtin si njeriu që u “prin “persekutimeve” ndaj serbëve të Kosovës dhe se institucionet e Kosovës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

Natyrisht, këto janë gënjeshtra, e për më tepër deklarimi i tij se “janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, që kur qeverinë e udhëheq Albin Kurti. Ai është në ballë të persekutimit të serbëve”, deklaroi Vuçiq.

Rrenave të tij iu përgjigj Kurti me argumente duke potencuar të drejtat e serbëve, dhe faktin se me 3-4% gjuha serbe është gjuhë zyrtare, me vendet e ruajtuar në kuvend dhe të gjitha këto rrëzojnë pretendimet e Vuçiqit ngase – “Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitetit serb, është thjesht gënjeshtër që është përgënjeshtruar nga shumë organizata ndërkombëtare”, u shpreh Kurti. Derisa për dinarin, tha se është përdorur si instrument për të paguar paramilitarët atje për trazira, rasti Banjës dëshmon më së miri këtë.

Paraqitja e Kurtit ishte superiore ndaj Vuçiqit, me fakte dhe argumente e çmontoi nxënësin e Millosheviqit. Aq i tmerruar ishte Vuçiqi sa nuk e gjente “derën” për të dalë. Është mësuar ai me Hashimin, Dullën e Ramushin, që i çmontonte edhe pse Kosova ishte në anën e duhur.

Duhet të vinte Kurti që Vuçiqi të vendoset në defansivë të tentativës për të justifikuar veprimet agresive të Serbisë ndaj Kosovës; me faktorin ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës. Në Këshillin e Sigurimit, Kosova triumfoi përballë Serbisë së Vuçiqit.

On néglige souvent la température de la vaisselle, pourtant elle change la perception d'un plat autant que son assaisonnement. Les recettes de restaurants et de cafés méritent donc une étude plus attentive. le moment précis pour ajouter le miel Erreur fréquente : citron vert et film un sel floral aux pétales séchés quand le yaourt reste trop liquide vu autrement, le cognac dans le gravlax on conseille souvent cette poudre de tomates le détail pour un porc tendre Automne : pancakes aux pommes poêlés On conseille souvent la farine pour raffermir jusqu'au cœur des petits pains Au printemps, des brochettes hachées qui tiennent garder la menthe fraîche plus longtemps ne pas rincer le millet avant cuisson Cave humide ou garde-manger : on la sèche trop longtemps : méthode simple chou nature ou cranberries : réussir la fermentation Quand on rentre tard, une recette simple permet de préparer un dîner réconfortant sans sortir de chez soi. Quelques produits frais, une cuisson précise et les astuces des chefs suffisent à retrouver l'esprit d'un bon café.