Lajme

Jashari: Mospjatimet e Kurtit me ndërkombëtarët janë të dëmshme për vendin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:51 / 12 February 2024

Analisti politik, Shemsi Jashari tha për emisionin “Expose” se mospjatimet e Kurtit me partnerët ndërkombëtar janë bërë tëzakonshme.

Ai shton se këto mospjatime të Kurtit janë të dëmshme përvendin.

“Mospajtimet e z/Kurti dhe Qeverisë aktuale me partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë me SHBA-të, duket se janë bërë të zakonshme. Qysh prej ardhjes në Qeveri vazhdimisht kemi pasur një raport, për mos me thënë konfrontues, ka qenë një raport mospajtues në mes të Qeverisë dhe ndërkombëtarëve këtu në Kosovë dhe partnerëve siç janë SHBA-të dhe BE-ja”, thotë ai.

“Nëse flasim për kundërshtimet e fundit të Kurtit me partnerët ndërkombëtarë, mendoj se nuk janë të duhura, janë të dëmshme, për shkak që në esencë, atë që po e kundërshtojnë SHBA-të, në veçanti ambasadori i akredituar në Kosovë, është forma se si po zbatohet ky vendim, nëse flasim për valutën e dinarit, por jo mbajtjen e asaj rregulloreje që e bën ndalesën e përdorimit të dinarit në Kosovë si vjet pagese”.

Sipas tij, Qeveria Kurti do të duhej t’i paraprinte një procesi ashtu siç edhe është kërkuar nga të gjithë faktorët që të ketë informim më shumë, vetëdijesim më shumë, t’i informojë partnerët ndërkombëtarë me veprimet të cilat mund të jenë të ligjshme dhe janë të ligjshme.

Ai shton se Qeveria Kurti duhet të jetë më e kujdesshme para se të fillojë zbatimin që mund të ketë ndikim dhe të mos lejojë që partnerët ndërkombëtarë mos të na shohin neve si palë destruktive, që nxit tensione, e cila nuk është e gatshme të bashkëpunojë.

“Kur e drejta është në anën tonë por veprimet janë të pakoordinuara, të pamatura, të pa studiuara mirë, mund të bëjë sikur në këtë situatë që jemitash, aleati kryesor SHBA-të të na kritikojnë publikisht, të shprehin shqetësimin, të na paralajmërojnë se mund të kemi ftohje të raporteve ose një kualitet më të dobët të raporteve, e që mendoj në rrugën të cilën ne jemi drejt integrimeve, procesin e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, është pengesë e madhe kur ne kemi raporte të ftohura apo edhe kundërshtuese me partnerët tanë”, thotë ai për “Expose”/ Gazeta Blic

On néglige souvent la température de la vaisselle, pourtant elle change la perception d'un plat autant que son assaisonnement. Les recettes de restaurants et de cafés méritent donc une étude plus attentive. le moment précis pour ajouter le miel Erreur fréquente : citron vert et film un sel floral aux pétales séchés quand le yaourt reste trop liquide vu autrement, le cognac dans le gravlax on conseille souvent cette poudre de tomates le détail pour un porc tendre Automne : pancakes aux pommes poêlés On conseille souvent la farine pour raffermir jusqu'au cœur des petits pains Au printemps, des brochettes hachées qui tiennent garder la menthe fraîche plus longtemps ne pas rincer le millet avant cuisson Cave humide ou garde-manger : on la sèche trop longtemps : méthode simple chou nature ou cranberries : réussir la fermentation Quand on rentre tard, une recette simple permet de préparer un dîner réconfortant sans sortir de chez soi. Quelques produits frais, une cuisson précise et les astuces des chefs suffisent à retrouver l'esprit d'un bon café.