Gazetarja Arbana Xharra ka komentuar mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo tha se faktori kyq që nuk po bëhet liberalizimi i vizave është ndikimi i presidentit turk Erdogan në Kosovë.
Madje, Xharra përmendi edhe një raport zviceran ku Kosova paraqitet si qendra që distribuon xhihadizmin në Evropë.
“5 vitet e fundit, secili shërbim i sigurimit në vendet e Evropës ka shpallë Kosovën në raportet e tyre si qendra që distribuon xhihadizmin në Evropë (s’ka tri javë që një raport të tillë e publikoi fedpoli zviceran). A mos deshët që ktyne elementeve tu japin viza?
Jepni leje për ndërtimin e xhamive politike në midis Prishtinës e pritni të bëheni pjesë e Evropës!”, shkroi Xharra në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Leni Erdoganin mrena e kqyrni qysh kane me iu hek vizat. Ska te beje korrupsioni e as kriteret tjera qe eshte thene se do te ndihmojne ne liberalizim te vizave, hic me pak nuk jane te korruptuara vendet tjera te rajonit. 5 vitet e fundit, secili sherbim i sigurimit ne vendet e Evropes ka shpalle Kosoven ne raportet e tyre si qendra qe distribuon xhihadizmin ne Evrope (s’ka tri jave qe nje raport te tille e publikoi fedpoli zviceran). A mos deshet qe ktyne elementeve tu japin viza?
Jepni leje per ndertimin e xhamive politike ne midis Prishtines e pritni te beheni pjese e Evropes! Kete politike e kane nise qeverite e shkuara dhe kjo qe eshte tani po e vazhdon. Vuçiçit i thone s’ka me njeren kembe ne Rusi me tjetren ne Evrope. Neve s’na thone kaq hapur por na bejne edhe ma keq se Serbise.