Lajme

Kurti i bindur që do të ndryshojë rezultati: Nga 51.1% sa ishte në dimër, tani do të jetë 60%, ndoshta edhe më shumë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:30 / 17 May 2026

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar në një tubim në Lipjan se subjekti i tij do të garojë me numrin 116 në zgjedhjet e 7 qershorit, njëjtë si në zgjedhjet e fundit, raporton GazetaBlic.

Kurti u shpreh optimist për rezultatin, duke thënë se pas 51.1 për qind të votave në zgjedhjet e kaluara, kësaj here synojnë 60 për qind ose më shumë.

Ai përmendi edhe disa nga vendimet e marra nga Qeveria Kurti 3, përfshirë miratimin e ligjit për çmimet tavan të produkteve bazë, pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik dhe buxhetin prej 4 miliardë eurosh.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1463449805046667%2F&show_text=true&width=267&t=0