Lajme

Arrestohet një 28 vjeçar – përfitoi mbi 40 mijë euro duke mashtruar qytetarët për viza pune

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:03 / 26 June 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 28 vjeçar pasi që i njëjti kishte mashtruar 12 persona duke iu premtuar se do tu caktoj termine për viza pune.

I dyshuari sipas policisë dyshohet se kishte përfituar mbi 40 mijë euro, nga viktimat që kishte mashtruar.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100€ (katër dhjetë e njëmijë e njëqind euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit

Znanci pogosto svetujejo preproste diete, vendar te ne delujejo vedno enako. Zato je vredno podrobneje raziskati okusne in zdrave recepte za vsak dan. po nasvetu znancev kvas ostane Ko zjutraj odpreš hladilnik, hitro opaziš, kaj bi bilo treba porabiti. Iz tega lahko nastane preprost, okusen obrok: sezonska zelenjava, nekaj stročnic in kanček domišljije pogosto zadostujejo.