Lajme

Remi: Për 20 vite UÇK u sulmua nga mendësi të liga, në mesin tonë ka ende njerëz të lidhur me sisteme të kaluara 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:56 / 26 June 2022

Rrustem Mustafa apo siç njihet ish komandant Remi, ka thënë se UÇK e ka larguar mendësinë e robit dhe sistemet politike nga e kaluara, ndërsa që në mesin tonë ka ende njerëz të lidhur me sisteme të kaluara, që prodhojnë telashe të ndryshme, të cilët kanë qenë në shërbim të keqes, raporton Gazeta Blic.

Derisa ka publikuar një fotografi në Facebook me ish presidentin Hashim Thaçi, ai ka shkruar tutje se një kategori njerëzish e kanë të vështirë t’i pranojnë ndryshimet pozitive të luftës së UÇK-së, pasi sistemet politike nga e kaluara kanë gravuar mentalitete politike dhe sociale te ata

Ai ka shtuar se UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës por që është sulmuar për këto 20 vite nga mendësi të liga.

Mustafa po ashtu ka thënë se aleati SHBA duhet t’i kundërvihet këtyre kategorive të së keqes.

Postimi i tij i plotë:

Konfrontimi i të keqes me të mirën

Ende nuk kemi krijuar elitën politike të mendësisë së lirë. UÇK largoi mendësinë e robit dhe sistemet politike nga e kaluara.

Në mesin tonë, ka ende njerëz që ishin të lidhur me sisteme të kaluara dhe vazhdojnë të prodhojnë telashe të natyrave të ndryshme. Ata ishin vënë në shërbim të së keqës dhe kanë krijuar vese të liga.

Sistemet politike nga e kaluara, kanë gravuar mentalitete politike dhe sociale te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë.

UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës dhe kemi vendosur bashkë me miqtë, modelin e suksesit.

Për fat të keq, në vazhdimësi këto 20 vite eshtë sulmuar nga po ato mendesi të liga modeli i mirë.

Blloku aleat, i prirë nga ShBA, duhet t’u kundërvihet këtyre kategorive të së keqees.

Këtu, në këtë kundërvënie, duhet të përfshihen edhe ata që punuan në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, e që pa reshtur, herë të maskuar e herë sheshazi ia bënin shërbimin kësaj të keqeje dhe bile qenë shndërruar në mekanizma të saj.

Ata duhet t’i nderpresin punët e këqija që i kanë bërë kundër modelit të mirë, pa marrë parasysh favoret, financat apo edhe obligimet tjera që i kanë pasur dhe mund t’i kenë nga sistemet e struktura armike, veçanërisht kundër Pavarësisë së Kosës

Tra un blog aggiornato con costanza e un sito personale essenziale cambia il rapporto con i lettori. Valutare quale scelta risponda meglio ai propri obiettivi merita un approfondimento. quel piccolo Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche Il cervello quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, invece persino le In autunno, cinque Un formaggio, nove anni scegliere il dolce che protegge il Quasi tutti confondono i nuovi dopo il caffè otto bicchieri bastano quattro pesci battono le sardine Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa aiuta davvero Piccole distrazioni, meno freni mentali L'aceto fa brillare il Sembra innocuo, ma nasconde rischi posso mangiare uova dopo i 60? a tavola, meglio dieci alternative Quando una sera si riordina il telefono, nasce spesso il desiderio di mettere in ordine anche le proprie idee: un blog personale può diventare uno spazio semplice e sincero.