1:18 / 6 May 2026
Deputeti i GUXO-s, thotë se nuk ishte i interesuar për kandidim, por rikthehet për ta mbështetur Osmanin.
Ish-deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se do të qëndrojë pranë Vjosa Osmani, pavarësisht se fillimisht nuk kishte interes të vazhdonte kandidimin për deputet.
Avdyli ka thënë se dëshira e tij ishte t’i rikthehej profesionit, por një tërheqje e tillë mund të interpretohej si mungesë mbështetjeje ndaj Osmanit.
“Ku është Vjosa, jam edhe unë… mendoj që duhet me i ndihmu Vjosës edhe kësaj here”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi se për të është më e rëndësishme kauza sesa pozita personale, duke shtuar se nuk e ka problem edhe nëse nuk bëhet deputet, përderisa kontribuon në mbështetjen e Osmanit në skenën politike.