Lajme

“Vërtet anija e Kurtit po lëkundet”/ Matoshi: Fushata do të jetë mes tij e Osmanit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:17 / 6 May 2026

Tashmë është e konfirmuar, LDK e Vjosa Osmani do të jenë bashkë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Këtë e konfirmoi sot pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se janë dakorduar për të garuar në një listë në zgjedhje, teksa theksoi se renditja në listë nuk ka rëndësi.

Lidhur me pritjet nga ky bashkim në zgjedhje, për Gazeta Blic ka folur analisti politik Halil Matoshi.

Ai vlerëson se rilidhja e LDK-së me Osmanin e forcën garën me Kurtin dhe se LDK sot prodhoi dy lajme që fushatën e bëjnë të fortë dhe zgjedhjet të balancuara.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja shkollë e demokracisë në Kosovë dhe e para parti demokratike në Ballkanin Perëndimor. Ajo vetëm sot prodhoi dy lajme që fushatën e bëjnë të fortë dhe zgjedhjet e shtatë qershorit të balancuara. E para, koalicioni me PDK për Prishtinën i jep kryeqytetit një impuls të ri zhvillimor dhe ngjallë idenë se grupet politike opozitare mund të bashkohet në një bllok opozitar pas zgjedhjeve dhe në një koalicion qeverisës, për t’i dhënë fund popullizmit dhe nacionalizmit të majtë, kurse rilidhja e Vjosa Osmanit me LDK-në e forcon garën me Albin Kurtin dhe forcat antikapitaliste e anti-trumpiste rreth tij!?” ka theksuar Matoshi.

Sipas tij, fushata do të jetë mes Kurtit e Osmanit dhe se me Osmanin në garë, anija e Kurtit po lëkundet.

“Natyrisht që fushata do të konventrohet mes dyshes Osmani-Kurti që tashmë do të jenë përballë njëri-tjetrit e jo në anijen e njëjtë. Vërtet anija e Kurtit po lëkundet”, ka deklaruar Halil Matoshi.