Lajme

Bahtiri i reagon ashpër Osmanit: Herën tjetër kur t’i drejtohesh qytetarëve bëje me fotografi me Grenellin e Gjuriqin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 29 April 2026

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri,  ka sulmuar Vjosa Osmanin për një video-deklaratë që e bëri sot derisa në sfond kishte një fotografi të Ibrahim Rugovës e në të cilën ish-presidentja komentoi zhvillimin e mbrëmshëm në Kuvend.

Për këtë fotografi Bahtiri i tha se duhej ta ndërronte me një fotografi të një takimi pjesë e së cilit kishin qenë edhe Richard Grenell e kryedipomati serb Marko Gjuriq, duke pretenduar se këtë takim ia kishte “mundësuar” gazetari Baton Haxhiu.

“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Vjosa Osmani, Fushaten e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë.Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar” shkruan Bahtiri raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAgim.Bahtirii%2Fposts%2Fpfbid02tJkVFgggQwJVPGCxBLMPrx5wCom7AYR75r3irVw6XgcVhfWTpcwgWHLYCdshUZCZl&show_text=true&width=500