Lajme

Ganimete Musliu: Limajn e shoh si vlerë, nëse ka vullnet duhet të ofrohet te PDK-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:57 / 29 April 2026

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se nëse kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vullnet, duhet të ofrohet, derisa shtoi se PDK-ja i ka dyert hapur për secilin qytetar.

“PDK i ka dyert hapur për secilin qytetar që është i interesuar qe të kontribuojë në PDK për Kosovën. Sot PDK është në një stad tjetër, Fatmir Limaj është në një pozicion krejt tjetër, ndarja nga PDK i ka mundësuar Limajt që të krijojë një subjekt të ri politik”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Musliu tha se është mëkat që Limaj ka mbetur jashtë institucioneve.