Lajme

Bedri Hamza kandidat i PDK-së për Kryeministër?, Lushtaku- S’e kemi komoditetin me ndërru kandidatin!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:35 / 18 April 2026

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Ai ka folur në lidhje me një proces të mundshëm zgjedhor dhe se kush do të jetë bartës i listës nga subjekt politik.

Lushtaku pohoi se nuk e kanë e kanë momentalisht komoditetin për me e ndryshu kandidatin.

“Unë besoj që nuk e kemi komoditetin me ndërru kandidatin, jo pse nuk kemi kandidat të cilët nuk e kanë profilin që mund të garojnë edhe për Kryeministër por besoj se ka qenë shumë kohë e shkurtë edhe për kryetarin, Bedri Hamza, që të manifestoj në plotni mandatin e tij si kryetar dhe të realizoj edhe platformën e tij që të ketë një besueshmëri më të madhe për PDK-në. Besoj që kjo faza e zgjedhjeve që kaluam, dy palë zgjedhje nacionale në vitin e kaluar, janë dëshmi se ato kanë qenë më shumë emocionale se sa kanë tregu një analizë të profilit të performancës se sa kanë arrit më shumë në pushtet apo jo.Dhe besoj se tani kur ka kalu kjo fazë dhe po shihet qartë se nuk është i interesuar një lider politik që ka fitu 51% të votave me zgjedh Presidentin, qytetari tregon se s’mundet me i besu një njeriu që vazhdimisht vendin e qon në zgjedhje dhe e len në kaos” tha Lushtaku në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.