Lajme

Kadrijaj kritikon Kurtin: Me nga 100 euro po tenton t’i mashtrojë qytetarët, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:22 / 18 April 2026

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se Kurti nuk është fare i merakosur për gjendjen e qytetarëve, raporton GazetaBlic

Kadrijaj për dokumentarin ‘Expose’, prodhim i GazetaBlic, thekson se ndihmat financiare prej 100 eurosh për qytetarët po përdoren si mjet për t’i mashtruar ata, ndërkohë që kostot e jetesës vazhdojnë të rriten.

Tutje, ajo ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të derivateve të naftës, duke theksuar se këto rritje po reflektohen zinxhir edhe në çmimet e produkteve bazë.

“Vet deklarata e Albin Kurtit ku e kemi kritiku për këtë cështje që ka thënë ju po më kritkoni për këtë cështje ndërsa unë po dal në vota e po fitoj është se nuk është fare i merakosur për gjendjen e qytetarëve, sepse në fund të fundit po ua ndan nga 100 euro që me i mashtru dhe po mendon që do të vazhdoj me i mashtru qytetarët me nga 100 euro, duke e parë që është rritë edhe cmimi i energjisë elektrike, edhe cmimi i naftës edhe kjo po shkon zingjir edhe te produktet esenciale. Secili ballafaqohem që duhet të shkojmë nëpër markete dhe të furnizohemi për nevoja familjare dhe shohim se cmimet janë enorme qoftë në pemë, qoftë perime, qoftë në produkte tjera esenciale që është një barrë e rëndë për qytetarin e Kosovës”, u shpreh ajo.

Kadrijaj bëri thirrje që qeveria të ndjekë shembullin e vendeve të rajonit duke ndërmarrë masa konkrete, si ulja e taksave apo kontrolli i marzhave të fitimit, në mënyrë që të lehtësohet kriza për qytetarët.

“Po duhet të veproj njësoj si vendet tjera të rajonit, që ndoshta e kanë ulë taksën, ndoshta marzha, të ndërmerrë dicka që të jetë në interes të qytetarëve e jo në interes të qeverisë ose në interes të oligarkëve tjerë”, përfundoi ajo për GazetaBlic.