Lajme

Berisha i zbraz zyrën Lulzim Bashës në selinë e PD-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:49 / 26 March 2022

Në selinë e Partisë Demokratike, përveç punës që ka nisur për heqjen e dyerve të blinduara, duket se është boshatisur edhe zyra e ish-kreu të PD-së Lulzim Basha.

Pas humbjeve të 6 marsit, Lulzim Basha pas kërkesës së deputetëve që më parë e kishin mbështetur dha dorëheqjen duke ikur kështu nga drejtimi i PD-së pas 9 vitesh.

Dikur në prononcimet për mediat, Basha fliste para kamerave teksa pas kishte një raft të mbushur me libra, ndërsa tashmë ky raft ka mbetur vetëm si strukturë druri.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës për të regjistruar statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, i cili ndër të tjera njeh shkarkimin e të gjithë strukturave drejtuese të PD-së dhe kalimin e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partia duket se përmbys të gjithë situatën në këtë parti.

Përmes këtij vendimi, gjykata njeh praktikisht Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike, i cili në fakt përbëhet nga deputetë dhe funksionarë të PD, mbështetës të Sali Berishës.