Lajme

Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:10 / 19 May 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e sotme të kuvendit, i ka kërkuar qeverisë se vendit që të veprojë me rritjen e pagës minimale.

Berisha i tha qeverisë që të mos i heqin veteranët nga Ligji për Paga e ta mundësojnë tërheqjen e Trustit.

“Veproni, si me rritjen e pagës minimale dhe mos gaboni t’i hiqni veteranët nga paga minimale. Silleni Ligjin e Pagave, silleni Trustin për të siguruar mirëqenie minimale në këtë kohë krize”, është shprehur Berisha, njofton Sot News.

Tutje, ai tha se lufta në Ukrainë ka sjellur gjendje të jashtëzakonshme në Evropë e Kosovës dhe si të tillë, qeveria duhet ta trajtojë seriozisht.