Lajme

Biznesmeni Ramiz Kelmendi: T’i bëjmë pagat 700 euro nga 2023, po zbrazet Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:07 / 17 June 2022

I ftuar në emisionin “dPt te Fidani”, biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se duhet bërë ngritje e ndjeshme e pagave në sektorin privat për ta parandaluar sadopak emigrimin shqetësues të të rinjve drejt Perëndimit.

Kelmendi ka thënë se nga viti 2023 pagat duhet të arrijnë në 700 euro.

Ai ka thënë se kjo duhet të vlejë për çdo industri që punëson.

“Nuk bënë në 2023-n me pasë rrogë ndër 500-600, mos ta harroni këtë punë, s’duhet me harru të gjithë ne… pa marrë parasysh a është i kafiqit, a është i tregtisë… që nëse nuk arrin paga në 700 euro ne nuk do të arrijmë t’i mbajmë, për arsye se do të zvogëlohet numri i njerëzve dhe konsumi”, ka deklaruar biznesmeni para gazetarit Fidan Jupolli.

Megjithatë, në anën tjetër Kelmendi ka deklaruar se është e vështirë të pengohen njerëzit për të ikur drejt Perëndimit.

“Për arsye se njerëzit janë të mbushur dhe inspiruar që të gjejnë mundësi më të mira. Do të shkojnë 200 mijë veta, ata me vete i marrin 200 milionë euro. Të gjithë ata që kanë shku çojnë lajmin se po marrin paga 1,000 euro e 2,000, por kurrkush nuk e di sa janë shpenzimet atje. Por disa po fuqizohen, kjo do të thotë se ata nuk do të kthehen më kurrë”, ka thënë ai.

Sipas tij, shteti ka pak mundësi të bëjë diçka për ta parandaluar emigrimin masiv. Edhe po të bëhen pagat 1,000 euro, disa nuk mund të ndalen, ka vlerësuar ai.