...

Lajme

Brenga e Vuçiqit nuk është gjendja dhe mirëqenia e popullit serb në Kosovë, atë e mundon diçka tjetër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:17 / 12 April 2024

NGA DEDË PREQI

Kush pretendon të kthehet e kaluara, barra do të bëhët edhe më e rëndë, sepse nuk të lejon të shohësh më qartë të ardhmën. Sëcilit diktator dhe pushtues i mungon ekuilibri, që do i lëkundët toka ndër këmbë dhe rrezikohet një ditë, sikur edhe Millosheviqit, i cili duke fluturuar me flatra të arta dhe artificiale, dikur ato flatra iu shkrinë kur kaloi afër diellit të (NATO-s).

Nëse edhe Vuçiqi, po pretendon të fluturoi me flatra të tilla, që i blenë te Putini, Pekini dhe më në fund te Makroni, do ti shkrihen flatrat prej Diellit, i cili po na rrezaton mbi kokë natë e ditë.

Bojkoti i Listës serbe, është vetëm një lojë e pistë që nënkupton përvojën e hidhur që prodhon politika e Serbisë, e cila përzihet në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, dhe për të shkakëtuar lloje të këtyre përmbajtjeve që kanë të bëjnë vetëm me njerëzit që vuajnë nga sëmundjet patologjike me mbidoza të urrejtjes shpirtërore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po i përdor serbët e veriut të Kosovës, duke i vënë në veprim sa herë dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës, dhe kjo shtysë e « dhunshme » padyshim te këta njerëz po dështon shumë herë, duke e humb kontrollën e tyre, sepse ai që i dikton këto forma të jetës dalin gënjështra dhe hipokrizi politike.

Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, po tregon hapur se nuk është i interesuar për marrëveshje me Kosovën, dhe për paqën as që bëhët fjalë fare, por ky lider serb i lastuar edhe nga BE-ja, nuk heziton të prodhojë kriza të dyfishta, duke rrezikuar edhe popullin e vet serb, të cilët flasin hapur dhe pas kamerave se janë lodhë me «dallaveret» dhe intrigat e Vuçiqit.

Duke e përdorë Listën serbe, Vuçiqi, po luan me ndjenjat e popullit shqiptar dhe atij serb në Kosovë, po luan edhe me realitetin e shtetit të Kosovës, po luan edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare, si palë ndërmjetësuse e Marrëveshjeve dhe negociatave në mes këtyre dy vendeve.

Lista serbe me bojkotimin e saj të referendumit për të shkarkuar kryetarët shqiptar në katër komunat veriore, nuk është befasi dhe as rastësi, por kjo është vetëm një lojë e pistë, të cilën ua dikton dhe menagjon Vuçiqi, që populli serb në veri të Kosovës, mos ti nënshtrohet ligjeve dhe rregullores së këtij shteti.

Populli serb në veri të vendit nuk duhet të bie pre e Listës serbe dhe urdhërave të Vuçiqit, sepse deri më tani politika e tyre i ka lënë mbrapa, duke i larguar nga puna dhe Institucionet e Kosovës, dhe në një mënyrë, duke i shndërruar në vegla politike për interesa të tyre.

Brenga e Vuçiqit, nuk është brengë e tjeshtë që e mundon gjendja dhe mirëqenja e popullit serb në Kosovë, por ka diçka tjetër në brendinë e thelbit të saj, duke u kuptuar me lehtësi, që të realizohet « plani » për riokupimin e Kosovës, që para ardhësit të tij i mbeti në fyt.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.