NGA: PETRIT DIBRANI
Agimi i lirisë, (i botës së re), i revolucionit e pushkës, i sakrificës e atdhedashurisë, i jetës (e shekullit), i qytetërimit dhe i PENËS, siç shihet edhe në fotografi.
Mundësitë i shumoi Agimi, sikur Dielli që lindi, ngase me dëshirën e madhe për Liri, ato vet i krijoi!
Në mendjen e Agimit dhe secilit dëshmor, ka ekzistuar vetëm një dëshirë, ajo për tu çliruar dhe “JO” për të jetuar.
Atdhe-Dëshmor, është një ngjizje organike!)
Dëshmorët janë (porosia-amaneti), që vjen nga dheu i tokës sonë shqiptare, ngase është i gatuar me gjakun e tyre.
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndrrue, mallkue qoftë gjaku im, nëse m’’vrasin pa luftue”
Agim o (vëlla shqiptar), liridashës e atdhetar, poet e artist dhe strateg luftarak, qoftë i përhershëm dhe i përjetshëm, kujtimi për ju dhe t’gjithë dëshmorët e kombit.