NGA: FATMIR BAJRAJ
Vuçiqi përball Kurtit, në tavolinën e dialogut ia doli t’a nxjerrë Kosovën si objekt të diskutimeve dhe statusin e saj si temë të negocimit, përfshi këtu realizimin e të drejtave suplementare & ekskluzive për serbët & Serbinë në Kosovë!
Kurti i tjetërsuar në qeverisje dhe në dialog, ka pranuar injorimin, inferioritetin dhe mohimin e qenies dhe ekzistencës së identitetit dhe dinjitetit nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës!
Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje juridike me Kosovën ngase këtë të fundit e ka në preambulë të kushtetutës së saj si pjesë integrale dhe me këtë bazament juridik është pranuar në tryezën e dialogut të Brukselit dhe konform këtij realiteti ka komoditetin e refuzimit të subjektivitetit juridik të Republikues së Kosovës dhe trajtimit të saj si objekt diskutimi dhe jo si palë negociuese.
“Dakordimi” dhe njohja “defakto” janë nocione abstrakte, janë përceptime lineare që i përgjigjën një konteksti të dhënë, por i cili bie si i pavlerë në momentin e ndryshimit të kontekstit dhe interesit të palëve në rrethana të reja, dhe për këtë fakt është e vetëdijshme Serbia, dje, sot dhe nesër…!
Gabimet trashanike të Kurtit në dialog dhe sidomos në koordinimin me SHBA-të, bënë që të përmbysët narracioni politik; nga marrëveshja me njohje reciproke në marrëveshje për normalizim, por pa njohje dhe me shumë dëme të pa riparueshme dhe me rreziqe serioze për vetë ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur e demokratik konform deklaratës së pavarësisë se 17 shkurtit 2008!
Plani perëndimor favorizon Serbinë në dëmë të Kosovës!
Kurti nuk lexoi drejtë kontekstin historik të pas agresionit & invazionit rus në Ukrainë, madje këtë nuk e shfrytëzoj në të mirë të Kosovës as atëherë kur Serbia refuzoj t’i vë sanksione federatës ruse dhe e cila përballej me presionin perëndimor dhe këtë presion i’a lehtësoi vetë z. Kurti duke rrëshqitur me apo pa që llim në agjendën serbe me vendimet e gabuara në procesin e dialogut dhe në kundë rshtim me kerkesat decidive të partnerëve tanë strategjik në krye me SHBA-të.
Kurti injoroi gjeopolitikën, Vuçiqi kapitalizoi atë!
Serbia i duhej perëndimit më shumë së kurrë që nga përfundimi i LDB-së, për ta nxjerrë përfundimisht nga influenca ruse, dhe përmes saj, gjithë Ballkanin perëndimor si oazë e manifestimit dhe ekspansionit real të sllavo-ortodoksizmit, pasojat e të cilit tejkalonin Ballkanin perëndimor, përfshi edhe Europën perëndimore, dhe ky fakt vuri në levizje perëndimin në krye me SHBA-të.
Sinergjia “ndë shkuese” perëndimore; BE & SHBA, ndaj Kosovës së, si “jo-konstruktive” në dialog (Borrell), dhe e papërgjegjshme (Escobar), duke e detyruar këtë të fundit të pranojë një plan të BE-së dhe të mbështetur nga SHBA-të, i cili ishte degradim absolut nga dialogu i mëhershëm, i cili synonte marrveshje ligjërisht të obligueshme dhe me njohje reciproke të palëve, në një “marrëveshje” (dakordim) të ndërmjem, premisat e të cilit nuk garantojnë perspektivë të sigurt për Kosovën, integritetin e saj territorial dhe integrimet & anëtarësimet në institucione & organizata ndë rkombëtare.
Si të lexojmë momentumin pas Brukselit & Ohrit ?
Kurti ka pranuar definitivisht një plan euro-amerikan për Kosovën në të cilin vijat e kuqe të Serbisë së Vuçiqit janë tmerrësisht të theksuara, dhe në anën tjetër ; koncesionet dhe diskriminimi pozitiv i komunitetit serb në Kosovë shkon aq larg sa tanimë nuk mund të flasim për avansim të të drejtave të pakicave kombëtare në një vend normal demokratik, por për instalim dhe zgjatim të Serbisë në një teritor pa subjektivitet të njohur e të pranuar nga Serbia dhe as nga vet serbët lokal pra një rast sui-generis.
Kurti ka pranuar të kapërcejë & tejkalojë të kaluarën e dhimbshme të popullit të Kosovës dhe pasojat katastofale të një lufte shfarosëse të një armiku të egër & barbar-serb, me metodat e spastrimit etnik dhe gjenocidit mbi një popull liridashës & lirikërkues siç ishin shqiptarët e Kosovës.
Kurti ka pranuar “vetëmenaxhimin për serbët në Kosovë”, nocion ky i cili tejkalon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si në shtrirje, po ashtu edhe në substancë, meq ky “vetëmenaxhim” nuk do mjaftohej as me autonomi teritoriale. por si : shtet në “shtet”!
Kurti ka pranuar të formalizojë & institucionalizojë Serbinë kishtare në Kosovë dhe jo vetëm të ashtuquajturat kishat serbo-ortodokese dhe manastirët mesjatare dhe pronat e “tyre”!
Kurti në dialog, e ka kthyer Kosovën në tavolinën e bisedimeve si objekt dhe jo si palë, dhe aty nuk ka vend për asnjë vijë të kuqe të vënë nga ana e Kosovës, derisa në anën tjetër, vijat e kuqe të Serbisë,janë referencat kyqe të ndërmjetë sve dhe të lehtësuesve të dialogut, dhe ky është një fakt i dhimbshëm për Kosovën dhe shtetësinë e saj.
Vuçiq, kurrë nuk do të nënshkruajë diçka që është kundër bindjes dhe ndergjegjes së tij, madje as kundër interesit të serbëve dhe të Serbisë përgjithësisht, dhe kjo u provua edhe mbrëmë dhe gjithë ditën.
Kurti e ka “vra” definitivisht besimin dhe shpresën e shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.