Lajme

Dardan Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:43 / 26 July 2022

Ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka thënë se Amerika do të kërkojë nga Kosova zbatimin e disa marrëveshjeve të kaluara, para se të na sjellë armë.

Gashi në “Debat Plus” ka thënë se Presidentja Osmani e ka negociuar shkuarjen e Kurtit në Amerikë, derisa sipas tij ky i fundit ende nuk pëlqehet nga shteti më i fuqishëm në botë.


“Në realitet Vjosa e ka marrë dhe e ka dërgua Kurtin në Amerikë. Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë. Edhe me Kushtetutë Vjosa është shefe e Albinit. Vjosa diqysh e ka negociua këtë punë pasi Amerikanët nuk e duan Kurtin. Pse nuk shkoi Kurti i vetëm në Amerikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se nuk mund t’i jep Albini mesazh Amerikës, por këta të fundit i japin mesazhe Albinit.

“Në anën tjetër deklarata e Presidencës për takimin është skandaloze. Nuk mundet Vjosa e Albini t’i qesin agjendën amerikanëve. Do ta shohim deklaratën e Departamentit të Shtetit që ata do të kërkojnë nga Kosova të zbatojë marrëveshjen për Manastirin e Deçanit”.

Ish-ministri i Mjedisit thotë se pos marrëveshjes për Manastirin e Deçanit, amerikanët do të kërkojnë edhe marrëveshjen e Asociacionit.

“Pasi që Kosova të zbatojë këto marrëveshje, Amerika do të premtojë armë e mbështetje financiare”, deklaroi Gashi.

Quasi tutti iniziano un blog pensando solo ai contenuti, trascurando struttura, tono e costanza. Eppure questi elementi fanno la differenza nel tempo, perciò vale la pena approfondire come costruire uno spazio personale davvero efficace. ignorare l'età biologica del cuore ignorare l'effetto degli spinaci sulla pressione Molti blog personali ricevono più visite dai motori di ricerca che dai social. Per questo conviene curare voce, struttura e ritmo, lasciando spazio a esperienze davvero proprie.