Lajme

Fillon takimi mes Osmanit, Kurtit dhe Blinken

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:12 / 26 July 2022

Ka nisur në Uashington takimi i presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani para takimit kishte deklaruar se do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, reformat që po i ndërmarrin institucionet si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Pas takimit në Departamentin e Shtetit pritet të ketë deklarime për media, raporton RTK.