Lajme

Deliu-Kodra: Mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 8 July 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, dhe pikat që kanë diskutuar në mbledhje.

Deliu-Kodra theksoi se kanë kërkuar që të largohen mjekët dhe profesorët nga Projektligji për deklarimin e pasurisë.

“Si kërkesë e PDK-së sot ishte që në projektligjin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë, i cili pritet të jetë në seancë në lexim të dytë. Nga ky projektligj të largohen kategoritë e zyrtarëve si mjekët dhe profesorët. Ne kërkuam që kjo kërkesë të trajtohet në seancën e radhës plenare, meqë ky projektligj nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, kërkuam lexim të tretë. Këto dy kategori që nuk janë të ekspozuara nga korrupsioni të largohen, pasi është edhe barrë për Agjencinë Kundër Korrupsionit”, theksoi ajo.