Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë një diskutim online bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”.
Kovaçevski ka bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre është konkret për një rajon të fortë ekonomik dhe gati për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.
“Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret, për një rajon të fortë ekonomik, gati për anëtarësim në BE. Nëpërmjet grupeve të përbashkëta të punës, ne së bashku do të kapërcejmë vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energji dhe zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë. Sot në mëngjes, me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, biseduam edhe për krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.