Lajme

Doktori godet keq kolegët e tij: Bëhuni të sinqertë, përcaktohuni, publik ose privat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:28 / 9 October 2022

Doktori Jusuf Ulaj ka reaguar ndaj disa kolegëve të tij, i cili ka shkruar se kur flitet apo përmendet ndarja e shërbimit publik nga ai privat, çarten disa koleg për të cilët normal që nuk kam fare respekt.

“Janë pikërisht ata që me vite kanë penguar çdo ndryshim që do të përmirësonte gjendjen në shëndetësinë publike”, ka shkruar ai.

“Disa nga ata, të zëshëm, kanë nga 2-3 ose më shumë vende pune; udhëheqës, shefa reparti, profesor, spitale apo klinika private e çka tjetër. Krejt çka bëjnë është angazhimi maksimal që të mos u prishet rehatia dhe përfitimet personale e familjare. Bëhuni të sinqertë dhe përcaktohuni, publik ose privat – këtë ua lejon ligji dhe zgjedhni! Mos shitni moral e etikë kur nuk i keni! Nëse mendoni se i duheni institucionit publik dhe PA JU nuk bën, e keni gabim – sepse jeni shndërruar në pengesë dhe infektoni rininë e paprishur duke dhënë modelin e keq – abuzimin! Disa prej këtyre, është mirë të presin derisa t’iu “parashkruhen” lëndet nga këto gjykata të lodhëta të Kosovës e pastaj rikthehuni si “të pastër” me sygjerime dhe kritika!”, ka theksuar ai mes tjerash në reagim.