Lajme

Tahiri – Kurtit: Lëri fjalët – vepro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 9 October 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri i ka thënë kryeministrit Albin Kurtit “lëri fjalët dhe vepro”.

Kjo pasi Kurti ka shkruar të shtunën se Kosova ka shënuar progres ekonomik.

“Raporti i Bankës Botërore ‘Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, paraqet indikacione tejet negative në ngadalësimin e Bruto Prodhimit Vendor (GDP), në 3.1% në vitin 2022, që do të pasohet me ngadalësimin e investimeve dhe konsumit privat”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Në vend të konflikteve dhe ndasive mes qytetarëve, qeveria duhet të shtojë unitetin nacional, veprimet urgjente e konkrete për përballimin e krizës. Ne si përherë, i kemi ofruar alternativa dhe mbështetje në çështjet vitale shtetërore”.

“Ky raport që është negativ për Kosovën, kërkon atë që ka kohë që po theksohet nga AAK, nevojën për mbështetje për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje si energjia dhe ushqimet, në fokus tek ata që cenohen më tepër”, përfundon postimi i tij. /Express