Disa nga individët që tani po thirren në UÇK-në dhe po “bëhen” sikur po e mbrojnë atë nga Kurti, nuk është se e kanë bërë gjithmonë këtë gjë
Kujtojmë garën lokale para disa kohe në Skënderaj
Propaganda e ashpër ndaj Bekim Jasharit, nga kush u përdor ?
Shpifjet, manipulimet e portaleve të ndryshme, disa edhe portale fiktive, nga kush u financuan ?
Ta mbrosh UÇK-në, e të tentosh ne çdo kusht ta heqësh nga pushteti djalin e Hamëz Jasharit, kjo është ajo që bënë dhe po bëjnë disa politikan
Ta mbrosh UÇK-në e të mos respektosh familjen Jashari ?
Cila është vlera e jote si njeri kur ndihesh i turpëruar të shkosh në Prekaz te Jasharajt ?
A mund ta mbroj UÇK-në dikush që ka bërë “pazar” me toka pas lufte? Bleva tokën 50euro arin- e shita 6000euro arin? Toka që i bleva u ndërtua autostrada aty . A kështu mbrohet lufta ? A duhet që këta persona të thirren ende në emër të luftës ?
Koha vendimtare tani që luftëtarët e VËRTETË ta mbrojnë emblemën e tyre, nga ata qe e këpërdorën kaq shumë vite për interesa personale
Lajme
Editoriali i Sot News: Përdoren çdo formë për ta hequr Bekim Jasharin nga kryetari, tani po e mbrojnë UÇK-në…
1:28 / 16 July 2022