Featured

Pal Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vazhdon me injorancën e saj, nuk ka pse ta vazhdojë punën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:30 / 16 July 2022

Ddeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj thotë se nuk është përgjegjësi e opozitës, por mazhorancës që të funksionojnë Parlamenti dhe të miratohen ligjet

Sa i përket mazhorancës e ka përgjegjësinë e plotë që të funksionojnë parlamenti dhe të miratojë ligjet. Nuk është përgjegjësi e opozitës, mirëpo ne si grup i AAK kemi bërë më të mirën e mundshme. Çdo herë kemi qenë konstruktiv sepse ka dominuar interesi i qytetarëve dhe jo interesi i partisë politike. Shpesh kemi votuar ligje. Por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia mbi ne, por mbi Qeverinë e Kosovës dhe mazhorancën”, ka deklaruar ai.

“Është edhe një injorancë e deputetëve nga mazhoranca që të mos vie në seanca, të mos miratohen ligje dhe disi e kanë marrë me sportivitet këtë gjë. Ne jemi për të prodhuar ligje, për të miratuar ligje që ia rregullojnë jetën qytetarëve. Dhe nëse vazhdohet kështu nuk e di pse ka kuptim që kjo Qeveri të jetë aty ku është”, tha Lekaj.