Lajme

Xhuli thot se mund ta denoncoja Stresin për shuplakën në të pasme që bëri xhiro në rrjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:10 / 1 August 2024

Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova 1, Juliana Nura, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Onima” ku rrëfeu përvojat e saj në formatin e njohur televiziv.

Nura ndau detaje interesante dhe të pazakonta nga koha e saj në shtëpinë e famshme.

Gjatë intervistës, ajo përmendi një situatë të veçantë që ndodhi mes saj dhe njërit prej konkurrentëve të tjerë, reperit Stresi.

Incidenti ndodhi teksa Juliana ishte duke biseduar në “living” me disa nga banorët e tjerë, kur Stresi i dha një shuplakë në të pasme.

 

Ky veprim u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke nxitur shumë diskutime dhe komente nga publiku.

Juliana zbuloi se pas incidentit, produksioni i ofroi mundësinë ta denoncojë Stresin.

Ajo tha se i ishte thënë se, nëse do ta denonconte, reperi do të përjashtohej nga loja. Megjithatë, ajo vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë.

“Më kanë thirrur dhe më kanë thënë: ‘Xhuli, këtu janë policia dhe nëse dëshiron ta denoncosh atë rast, mund ta denoncosh dhe ai përjashtohet nga loja’”, shpjegoi Juliana gjatë intervistës.

Pavarësisht mundësisë për të marrë masa, Juliana zgjodhi të mos e denoncojë Stresin, duke treguar një qasje më të matur dhe më të mirëkuptueshme ndaj situatës.

Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit e Big Brother Vip Kosova, të cilët kanë diskutuar mbi vendimin e saj dhe sjelljen e Stresit.

Incidenti mbetet një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni të Big Brother Vip Kosova, duke nxitur debat për kufijtë e sjelljes së pranueshme në një format të tillë televiziv./InfoKosova/

Shiko Videon: