Lajme

Ku do ta shohim? Kiara Tito konfirmon rikthimin në ekran dhe jep detaje të reja për aktivitetet e saj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:08 / 1 August 2024

Kiara Tito ka gjetur kohë për të qenë në kontakt me ndjekësit e saj sot dhe ka ndarë lajme të pritura për ata që e ndjekin me interes.

Nëpërmjet funksionit “Ask Me” në Instagram, Kiara konfirmoi rikthimin e saj në ekran për sezonin e ardhshëm.

Përgjigjia e saj ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: “Po”.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos japë më shumë detaje në lidhje me projektet e saj të ardhshme dhe rolin që do të ketë.

Në mes të pyetjeve dhe komenteve, Kiara gjithashtu u shpreh për shkëputjen e saj të përkohshme nga rrjetet sociale.

Ajo shpjegoi se aktiviteti i saj në platforma ka qenë i ndryshueshëm për shkak të angazhimeve si një mami e re.

“Nuk kam tërhequr, ka ditë kur jam shumë aktive dhe ka ditë kur jam më pak aktive. Si një mami e re, dita ime është në varësi të nevojave të vajzës sime. Kohët e fundit, Luna ka qenë shumë e grindur, por unë jam gjithmonë këtu. Nuk dua t’ju lë në pritje, por ka shumë gjëra të bukura që do të vijnë në aspektin e karrierës”, tha Kiara.

Përveç komentëve të mbështetësve, ajo mori edhe disa kritika dhe komente ironike në lidhje me vendimin e saj për të ndarë momente të jetës së saj personale.

Kiara iu përgjigj këtyre komenteve duke theksuar:

“Aty ju ka ngel sahati juve te fama. Unë kam kënaqësi ta publikoj vajzën time dhe ta ndaj lumturinë me një publik të madh, i cili na ndjek me shumë dashamirësi prej gati dy vitesh. Nuk jam as e para as e fundit që bën këtë zgjedhje, e cila është shumë personale.”

Me këtë, Kiara Tito ka lënë të kuptohet se rikthimi i saj në ekran është diçka që ndjekësit e saj mund të presin me padurim, ndërkohë që ajo vazhdon të përballet me sfidat e jetës si mami dhe profesioniste në fushën e medias.