Lajme

Ganimete Musliu: Të martën kjo Qeveri, ky pushtet do ta marrë fundin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:45 / 23 April 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur për ligjin për shtetësinë, pas miratimit të tij në Kuvend duke thënë se VV-ja në bashkëpunim me Listën Serbe e miratuan këtë ligj, duke shtuar se i njëjti është i dëmshëm për Kosovën dhe sigurinë e brendshme, raporton Ekonomia Online.

“Si një ligj jashtëzakonisht i dëmshëm për Republikën e Kosovës dhe për sigurinë e brendshme të Republikës së Kosovës dhe siç e pat sot Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Listën Serbe e miratuan këtë ligj. Pra Lista Serbe iu mundësoi që ky ligj të kaloj sot dhe ata e kaluan një ligj jashtëzakonisht të dëmshëm. Mënyra se si sillen ligjet në Kuvendin e Kosovës, pa asnjë kriter, pa asnjë procedurë dhe pa ua dhënë mundësinë deputetëve që t’i shqyrtojnë në mënyrën e duhur, pa pas dëgjime publike dhe pa marrë ekspertizë kjo është një dëm që Kosovës do t’i shkaktojë pasoja jo sot por edhe në të ardhmen. Tendenca e tyre që mangësitë ligjore t’i kalojën me arsyetimin së këto do të ndreqen me akte nënligjore kjo nënkupton që këta nuk duan të kenë ligje që ua ndalon Dejona Aleksandër Mihalit dhe Albin Kurtin që Kosovën ta qeverisin me vendime arbitrare, me vendime të tyre personale dhe kjo metodë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”, ka shtuar Musliu.

Musliu, ka folur edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se të martën kjo Qeveri, do ta ketë fundin e saj.

“Fatmirësisht koha ka filluar të numëroj mbrapsht dhe të martën kjo qeveri, ky pushtet, ky regjim, kjo arrogancë do ta marrë fundin.. meqë e hëna është dita përfundimtarë për zgjedhjen e presidentit dhe arroganca e tyre tregon që këta nuk janë të interesuat t’i ofrojnë shtetit institucione dita mbrapa që është e martë e sqaron gjithçka dhe do ta dimë edhe datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Musliu, pas përfundimit të seancës së Kuvendit.

Me 69 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë Projektligjin nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës.