Lufti Haizir nga LDK-ja, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij nuk ka vepruar me inate politike dhe ka ruajtur qëndrueshmëri në raport me qytetarët, duke theksuar se LDK vazhdon të shihet si faktor zgjidhjeje në skenën politike.
“Nuk kemi mbajt inat, nuk kemi dëshmuar inate. Cili është qëllimi kryesor? Vitin e kaluar LDK mes ofertës së Kurtit dhe fjalës së publikut, mbajtjen e fjalës sonë e kanë përkthyer në humbje të pragmatizimit. LDK e ka mësuar popullin me qenë zgjidhja e problemit, jo kriza e problemit. Vitin e kaluar nuk kemi shkuar as në takim,” tha Haziri.
Ai shtoi se, pavarësisht numrit të ulëseve që LDK ka në Kuvend, perceptimi publik ndaj saj mbetet pozitiv në drejtim të ofrimit të zgjidhjeve.
“Edhe sot LDK shihet si zgjidhje, pavarësisht sa ulëse i kemi në Kuvend, neve na shohin zgjidhje,” deklaroi Haziri.