Lajme

Gerxhaliu, qeverisë: Me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen probleme (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 18 July 2022

Ekonomisti kosovar Safet Gerxhaliu, ka thënë se masa e re e qeverisë, për së paku një të punësuar në familje, tha se është një masë afatshkurtër, që nuk i zgjidh problemet sociale.

“Kjo është një masë afatshkurtër, 5 deri në 6 muaj, me këso masash është problem të zgjidhen probleme sociale. Është vendim i shpejtë, apo ad hoc dhe me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen problemet”, ka thënë Gerxhaliu në Info Magazinë.

Sipas tij, ky është momenti i fundit të ndihmohen qytetarët por jo në këtë formë, njofton Klankosova.tv

“Është momenti i fundit të ndihmohen qytetarët në nevojë, jo në këtë mënyrë, por të gjenden forma tjera”, ka shtuar ai.

Gerxhaliu tha se defekti më i madh i Kosovës për të pasur projekte të mirëfillta është mungesa e të dhënave të sakta bazuar në rezultate.