Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi është i kënaqur me vëmendjen që janë duke iu dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për takimin që ka pasur me presidentin Joe Biden, ai ka thënë se Kosova nuk e ka monopolin e marrëdhënieve me SHBA-në.
“Ka kaluar koha kur politikanë nga Prishtina dhe pjesë të tjera e kanë monopolin e marrëdhënieve të mira dhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian”, është shprehur ai për Telegraf.rs, transmeton Sot News.
“Sot Serbia ka diçka pozitive për të paraqitur para partnerëve të bashkësisë ndërkombëtare dhe jemi duke e përdorur këtë në maksimum. Rritja e Bruto Produktit Vendor, qëndrimi me përgjegjësi drejt qytetarëve të rajonit dhe përgjegjësia për paqe konstante e thonë më të mirën për ne”.