Lajme

Glauk Konjufca për Ukshin Hotin: Do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:52 / 16 May 2022

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë bustit të tij, në oborrin e shtëpisë-muze në fshatin Krushë e Madhe.

Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit u prit nga Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti.

Me këtë rast  Konjufca tha se 23 vjet më parë në Kosovë është kryer një krim i madh nga shteti serb, të cilin e ka përjetuar rëndë i gjithë kombi.

Sipas tij,  Ukshin Hoti ka lënë pas një trashëgimi të madhe dhe të gjatë për ta kujtuar.

“Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe atdhetare, të cilën gjithnjë do ta kujtojmë brezat e tashëm dhe të ardhshëm, për shkak të mendimeve politike që na i ka lënë. Vepra e tij na ndriçon rrugën edhe sot, edhe si zyrtarë politikë, por edhe atyre që studiojnë politikën”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Për zhdukjen e Ukshin Hotit 23 vite më parë, sipas Konjufcës, shteti serb ende nuk ka dhënë përgjegjësi dhe askush nuk është dënuar, edhe pse dihen autoritetet e burgut të Dubravës në kohën kur ishte zhdukur ai.

Kjo qasje e Serbisë, siç tha ai e dëshmon se shteti serb nuk ka ndryshuar mendim që nga koha e vitit 1998.

“Kjo qasje tregon se Serbia nuk ka ndërruar drejtimin të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar. Ukshin Hoti do të kujtohet gjithnjë, sa të ketë komb shqiptar, për arsye se veprimtaria e tij patriotike ka vazhduar dekada me radhë. Ai ishte i gatshëm ta lë edhe postin e profesorit në Universitetin e Prishtinës për t’iu dalë në mbrojtje protestave të studentëve të vitit 1981. Me këtë ka dëshmuar se ishte gjithnjë në anën e popullit”, tha Konjufca.

Veprimtari dhe intelektuali Ukshin Hoti figuron i zhdukur që nga 16 maji i vitit 1999, ditën kur kishte për t’u liruar nga burgu i Dubravës.​

Esiet gatavi atklāt jaunas idejas un padomus par mājas labiekārtošanu, ceļojumiem un ēdieniem ar mūsu jaunajiem rakstiem! Mēs piedāvājam praktiskus padomus, kā ietaupīt laiku un naudu, izmantojot vienkāršus trikus un līdzekļus, kā arī gardus receptes un padomus par dārzeņu audzēšanu savā dārzā. Apskatiet mūsu resursus, lai iegūtu vērtīgu informāciju, kas palīdzēs jums izbaudīt dzīvi vēl vairāk! Uzziniet jaunas idejas un iedvesmu mūsu lapā! SLEPENIE VĀRDI 'LION' UN 'SPIRIT': MAZGA LAIKĀ Mīkla, kas iepriecina ģēnijus: jums 21 sekundē jāatrod grila Ģeniāla mīkla: atradi savu bērna īsto tēvu 5 Robots sasnieg pasaules Burvīga optiskā ilūzija: vārdu "burgeris" atrast 6 sekunžu IQ tests: vai esat Ābolu meklēšana starp tomātiem: ātri un neierastā mīklā 35 vārdu sarežģītā puzzle spēle: atrasti Kokosrieksta meklētājs: sarežģīta puzzle spēle Ārzemnieku kāzās: ātrs IQ tests 9 sekundēs Mīļākie un gudrākie: atradīsiet suni 6 sekundēs Gudra optiskā ilūzija: Jums ir ērgļa Tikai asākās acis Jauna interneta mīkla: tikai gudri cilvēki spēj atrisināt šo ilūziju LOCK: uzdevums ģēniem 10 sekundēs Ģeniāli jāpanāk: atrodi hameleonus 9 Kā pārvarēt sarežģītības un atrisināt vienkāršu problēmu: Radzi izaicinājumu un Gudrie ģēniji atradīs vārdus "līdakas" IQ tests Pārsteidzoši un noderīgi dzīveshaki, gardi ēdieni un noderīgas raksti par dārzu - viss vienā vietā! Izpētiet mūsu jaunākos rakstus, lai uzlabotu savu ikdienu un iegūtu jaunas idejas dārza darbos. Turpiniet lasīt, lai iegūtu jaunas atziņas!