Ballina

Haj medet haj, kush ka mbet me akuzu dike, hajnat që edhe në varreza të dëshmorëve të UÇK kanë vjedhur…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:59 / 25 July 2022

Shkruan Faton Mehmeti

Haj medet haj, kush ka mbet me akuzu dike, hajnat që edhe në varreza të dëshmorëve të UÇK kanë vjedhur. Janë po të njejtit që me u ardh mundësia prap njësojë veprojnë, hallin nuk e kanë pse i gjejnë një ministri një status dikur për UÇK (tek e fundit e ka thënë vetëm të vërtetën), kanë hall se u janë ndal tenderet, ska më pērqindje të tenderëve, s’ka më punësime me të njofshëm e me “kunkurime” sa për sy e faqe.

Ky është halli i vërtetë i opozitës, por jo edhe halli i qytetarëve në emër të të cilëve thirrën. S’kanë të drejtë të thirrën në emër të qytetarēve, po këta qytetarë i dërguan në opozitë, e si duket të gjatë e kanë jetën nën hije.

Të thuash se po e mbroj UÇK-në, i bie një lloj kontrolli, një lloj marrje e kompetencave që nuk i takojnë askujt, sepse ajo ishte e popullit dhe jo e dikujt privatisht. Akoma më ironike është të “mbrohet” nga ata që në emër të saj kanë zhvatur këtë popull për 20 vjet me radhë.

PDK dhe AAK, i kanë bërë dëmin më të madh UÇK-së, në emër të së cilës kanë ndërtuar jetë luksi, apo flasim për krejt njerëzit e ketyre partive por për kupolën drejtuese të saj.

UÇK s’ka nevojë të mbrohet, është e pastër, imazhin e saj e kanë dëmtuar ata që në emër të saj kanë vjedhur, jo ata që e thonë të vërtetën.

Quando una pausa al bar diventa l'idea per un post, un blog personale può trasformare osservazioni quotidiane in contenuti autentici. Vale la pena approfondire il tema per capire come farlo con continuità. In autunno, quale sauna scegliere E se fosse il momento di raccontarti con più sincerità? Un blog personale può diventare uno spazio semplice per raccogliere idee, esperienze e cambiamenti.