Shkruan Faton Mehmeti
Pjesa më e madhe e opozitës, konrketisht PDK dhe AAK, në mungesë të kredos për të kritikuar qeverinë për të bëmat që i kanë bërë vet, me padrejtësi të madhe përdorin UÇK-në për të bërë zhurumesin në adresë të qeverisë.
Vazhdojnë të përligjin si askush tjetër thënien e njohur “streha e fundit e horrave është patriotizmi”, opozita edhe kur ishte në pushtet ka vjedhur po në emër të UÇK, po në emër të saj kanë tentuar të mbrohen kur janë akuzuar për hajni.
E tërë jeta politike e PDK, AAK por edhe NISMA (tashmë e shuar de fakto) ka qenë mashtrim, gënjeshtër, dallavere dhe hajni. Jo vetëm kaq, PAN-i janë edhe injorantë.
Si mendojnë se mund të mashtrojnë popullin me përralla të njejta që 20 vjet, populli ua tregoi ku e kanë vendin, ende nuk mbushen mend duke vazhduar me flamurin e UÇK si mburojë për krejt mashtrimet, po në të njejtën formë vazhdojnë akuzat kundër qeverisë për anti UÇK.